Vaksina gjermane e CureVac kundër Covid-19 në provat e fundit, ruhet në frigorifer të thjeshtë

schedule08:37 - 29 Maj, 2021

schedule 08:37 - 29 Maj, 2021

Kompania gjermane biofarmaceutike CureVac tha se vaksina e saj kundër Covid-19 kishte kaluar me sukses fazën e parë të testit të saj përfundimtar duke konfirmuar se deri më tani nuk ka pasur shqetësime në lidhje me sigurinë e të vaksinuarve.

Për sa i përket mbrojtjes nga vaksina, kompania tha se ata do të vazhdojnë të mbledhin të dhëna për një analizë më të besueshme statistikisht. Vaksina me dy doza CVnCoV, e cila është gjithashtu përmban teknologjinë mARN, mund të jetë më e lirë se vaksinat mRNA Pfizer / BioNTech dhe Moderna, kështu që ndoshta do të jetë më e përballueshme për vendet me të ardhura të ulëta, sipas New York Times.

Studiuesit në Imperial College London kanë vlerësuar se prodhimi i tetë miliardë dozave të vaksinave mARN do të kushtonte rreth 22,8 miliardë dollarë për Pfizer / BioTech, 9,4 miliardë dollarë për Moderna dhe vetëm 4,4 miliardë dollarë për CureVac.

CureVac mund të ketë përparësi të tjera  krahasuar me vaksinat e tjera amerikane të mARN-së, pasi mund të ruhet në temperaturat normale të frigoriferit për të paktën tre muaj, si dhe në temperaturat e  dhomës për 24 orë para se të përdoret.

CureVac filloi zhvillimin e vaksinës në janar të vitit të kaluar, prova e parë fillestare nisi në qershor dhe testi i saj përfundimtar (faza 2b / 3) përfundoi në dhjetor 2020 për afërsisht 40,000 vullnetarë në dhjetë vende të Europës (25%) dhe Amerikën e Jugut. (75%).

Komiteti shkencor po heton gjithashtu se sa prej atyre që janë infektuar me koronavirus janë vaksinuar me CureVac dhe sa me placebo./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!