Vaksina e Iranit është 90% efektive kundër koronavirusit

schedule09:28 - 22 Shkurt, 2021

schedule 09:28 - 22 Shkurt, 2021

Vaksina kundër Covid-19, e  zhvilluar nga Irani është 90% efektive bazuar në rezultatet paraprake.

Mohamad Reza Salehi, i cili drejton provat klinike për COVIran Barekat, tha se sipas të dhënave nga testet  në 35  vullnetarë që morën pjesë në fazën e parë të provave të vaksinës, rezultatet ishin pozitive.

Rezultatet paraprake tregojnë se rreth 90 përqind e njerëzve që morën dy doza të vaksinës zhvilluan imunitet. Zyrtarët kishin deklaruar se Barekat është “100 për qind efektiv” kundër variantit të COVID-19 të zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar.

Vaksina Barekat po menaxhohet nga Setad, një organizatë e fuqishme shtetërore e udhëhequr nga Udhëheqësi Suprem Ajatollah Ali Khamenei.

Por nuk është kandidati i vetëm shpresëdhënës i vendit kundër COVID-19./abcnews.al