Vaksina e gripit, mjekja: Prioritet të moshuarit dhe të sëmurët

schedule15:29 - 25 Tetor, 2021

schedule 15:29 - 25 Tetor, 2021

Nga Ema Shazivari

Ka nisur këtë të hënë vaksinimi i qytetarëve kundër gripit. Mjekja Ursina Hajdini, në Qendrën Shëndetësore nr.2 thotë Prioritet do të kenë personat mbi 65 vjeç, ata me sëmundje kronike, si edhe gratë shtatzënë.

“Nga dita e sotme në qendrën tonë po vaksinohen grupet e rrezikuara,” thotë mjekja.

Vaksina e gripit mund të bëhet në të njëjtën kohë me atë anti-Covid. Sipas mjekes  ky kombinim jep më shumë mbrojtje.

“Mund të vaksinohen brenda të njëjtit muaj, ne e këshillojmë,” thotë ajo.

Të shtunën ka përfunduar procesi i vaksinimit ndaj gripit për të gjithë stafin shëndetësor. /abcnews.al