Vaksina anti Covid dhe efektet tek fëmijët, ISHP tregon simptomat më të dukshme: Konsultohuni me mjekun

schedule10:46 - 12 Prill, 2022

schedule 10:46 - 12 Prill, 2022

Instituti i Shëndetit Publik vijon thirrjet për një vaksinim masiv të qytetarëve kundër Covid 19. Në një postim në rrjetet sociale ISHP bën me dije rëndësinë që ka vaksinimi i fëmijëve.

Ndër të tjera sqaron se si ilaçet shkaktojnë efekte të dëmshme edhe vaksinat në disa raste shkaktojnë efekte anësore.

Disa nga efektet më të zakonshme që shfaqet te fëmijët pas vaksinimit anti-Covid janë dhimbje, skuqje, ënjtje në krahë, lodhje dhe dhimbje koke, por prindërit në lidhje me këto simptoma duhet që të flasin me mjekun e familjes.

“Si të gjithë barnat, edhe vaksinat mund të shkaktojnë efekte të padëshiruara. Shumica e tyre janë të lehta deri të moderuara, afatshkurta dhe jo të gjithë i shfaqin ato.

Efektet më të zakonshme janë;

-dhimbje, skuqje, ënjtje në krah në 2 ditët e para pas injeksionit.

-lodhje dhe dhimbje koke.

-dhimbje e përgjithshme ose simptoma të lehta të ngjashme me të gripit’, thuhet në njoftimin e ISHP-së.

Ndër të tjera ISHP bën apel prindërve që në rast të një shfaqje të simptomave të tilla te fëmijët e tyre është e rëndësishme që ti japin paracetamol ose ibuprofen, por gjithmonë duke u konsultuar me mjekun pediatër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!