Vakancat në Kushtetuese, Manjani: I ndyrë përdorimi nga mazhoranca i Fletores Zyrtare

schedule17:30 - 14 Nëntor, 2019

schedule 17:30 - 14 Nëntor, 2019

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e cilëson të paprecedentë përdorimin nga maxhoranca të Fletores Zyrtare për t’i marrë Presidencës të drejtën për të propozuar anëtarin e saj për Gjykatën Kushtetuese. Në një intervistë për ABC News, Manjani thekson se një konflikt personal mes Ramës e Metës nuk mund të kthehet në një ngërç për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.

Për ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani konflikti personal mes kryeministrit Rama dhe Presidentit të Republikës, Meta nuk mund të jetë arsye për të kthyer në ngërç ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Në një intervistë për ABC News, Manjani e cilëson të paprecedentë përdorjen e Fletores Zyrtare si instrument në konfliktin qeveri-Presidencë.

Por betimi përpara një notereje i gjyqtares Arta Vorpsi sipas ish-ministrit të Drejtësisë thyen çdo logjikë normale.

Përdorimi i aspektit moral të gjyqtares Marsida Xhaferllari nga kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla sipas ish-ministrit socialist është e ulët.

Në kohën kur vendi vuan prej vitesh vuan mungesën e Gjykatës Kushtetuese, konflikti qeveri-presidencë duket se rezultatin e tij të parë do të jap mungesën e besimit ndaj këtij institucioni të lartë të drejtësisë shqiptare. /abcnews.al