Vajzë apo djalë? Dafina Zeqiri flet për planet e familjes me Dj Geek

schedule22:55 - 11 Qershor, 2022

schedule 22:55 - 11 Qershor, 2022

Prej disa vitesh, këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, është në një lidhje dashurie me DJ Geek. Duket se marrëdhënia mes çiftit është konsoliduar pasi kanë filluar të kenë plane për të ardhmen. E pyetur nga moderatorja Roza Lati nëse ka dëshirë për një vajzë apo një djalë, Dafina u shpreh se do të donte të kishte binjakë.

“Unë jam njeri, kam ndjenja dhe nuk mund ta shpreh dashurinë në kafaz. Jemi thjesht vetvetja. As familja ime, as e tij nuk na ngacmojnë, ata janë të lumtur që ne jemi të lumtur.

Çdo gjë ja lëmë kohës. Për mua s’ka lidhje nëse është çun apo gocë. Unë e kam ndjerë mungesën e një vllau. Gjithmonë kam thënë që dua një çun, po tash dua një gocë, një miniDafina. Ndoshta më mirë të bëhen binjakë një vajzë një djalë”, ka deklaruar këngëtarja.

Sa i përket muzikës, Dafi publikoi dy ditë më parë bashkëpunimin me Kidën, “Luje belin”, i cili është pritur shumë mirë nga publiku./abcnews.al