Vajzat që shkëlqejnë në mundje/ Sportistet e Kukësit dhe Prizrenit: Po përgatitemi për kampionatin e Ballkanit

schedule20:11 - 9 Mars, 2024

schedule 20:11 - 9 Mars, 2024

Palestra e klubit të mundjes në Kukës kishte mysafiret më të veçantë që prej krijimit të tij. Janë vajzat e talentuara të mundjes, pjesë e klubit “Kolosi” të Prizrenit, të cilat me trofetë dhe medaljet e shumta i kanë dhënë emër Kosovës dhe Shqipërisë në turnetë ndërkombëtare.

Erdhën bashkë me Erglenën dhe Ernest Domin, motër e vëlla nga Kukësi të cilët po shkëlqejnë në këtë sport.

Vajzat e Kolosit menduan të zhvillojnë një seance stërvitore, që shërbeu për të përcjelle mesazhin për të gjitha vajzat kuksiane që kanë dëshirë të bëhen pjesë e një sporti të tillë luftarak.

Dorentina po përgatitet për Kampionatin Ballkanik të mundjes dhe beson se do të dale me rezultat pozitiv e me objektiv garat olimpike.

Sadik Ferati, drejtues e trajner i klubit të mundjes bashkë me Ali Cenen, trajnerin e mundjes në Kukës e vlerësojnë si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin mes dy klubeve.

Edhe në Kukës ka vajza që kanë shprehur interesin për t`u bërë pjesë e sportit të mundjes, por Aliu thotë se duhet më tepër mbështetje nga prindërit.

Klubi “Kolosi” i Prizrenit është ndër më të mirët në rajon dhe me më shume tituj e trofe në garat ndërkombëtare.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!