Vajza në krah ia heq “trurin” Stresit, reperi tregon nëse është ndarë nga Kejsi

schedule18:55 - 27 Nëntor, 2020

schedule 18:55 - 27 Nëntor, 2020

Rreperi i njohur shqiptar, Stresi ka pranuar publikisht në emisionin e drejtuar nga Olsi Bylyku, ‘Roped with Olsi’, se ai dhe e dashura e tij Kejsi janë bashkë e madje nuk janë ndarë asnjëherë, ndryshe nga sa është përfolur në media prej muajsh.

Ai tha se si çdo çift kanë patur ulje-ngritjet e tyre por janë bashkë.

Stresi ka rrëfyer për herë të parë se Finem është rivali i tij në muzikë për momentin, edhe pse tha se tashmë rreperët e rinj e kanë shumë më të thjeshtë të ngjisin hapat e karrierës krahasuar me periudhën kur vetë ai ka nisur këtë rrugë.

Rreperi i përfolur për konsumin e lëndëve narkotike pranoi se pikërisht para intervistës me Olsin kishte konsumuar ‘gjëra të paligjshme’. I pyetur se për cilin artist është penduar që e ka patur mik, Stresi la të nënkuptohej se në fillimet e karrierës ai dhe Noizy kanë qenë shumë miq por tashmë çdo gjë ka ndryshuar e madje nuk dëshiron as ti përmendë emrin.

Si një nga rreperët më në zë të momentit, Stresi u vu përballë vlerësimit të teksteve të disa kolegëve të tjerë artistë dhe vlerësimet e dhëna prej tij ishin vërtetë surprizuese. Stresi vlerësoi me -1 tekstin e këngës “N’katror” të Finem, duke e konsideruar atë si frazë pa lidhje ndërkohë që për tekstin e artistit me të cilin është përfolur se ka konflikte, Matolale, Stresi dha vlerësimin me notën 5 për këngën ‘Viking’ duke theksuar se kjo ishte ‘një këngë shumë e dobët’.

Puntata e kësaj javë në ‘Roped with Olsi’ solli një sërë surprizash por edhe lajmesh të reja për artistin më në zë të rrepit në Shqipëri.