Vajza me sindromën Down punësohet nga një stomatolog në Ferizaj: Pagesën do e jap për të prekurit nga tërmeti

schedule15:44 - 7 Dhjetor, 2019

schedule 15:44 - 7 Dhjetor, 2019

Stomatologu nga Ferizaj, Burim Buzhala ka punësuar një vajzë me sindromën Down, Eloida. Iniciativa e tij është ndjekur dhe nga qytete të tjera në Kosovë. Ndërsa vetë Ela vendosi që një pagë të saj mujore ta dërgojë si ndihmë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

“Bisedova me prindin, kontaktova me psikologun e saj dhe ju pëlqej idea”, thotë mjeku.

Ky shembull ishte ndjekur edhe në rajon.

Efekti qe shumë i mirë, pas një jave më kanë telefonuar këshilltarë të kryeministrit të Maqedonisë që kishin punësuar një në Bibliotekën e Kryeminmistrisë, pastaj disa kafene radhasi në Prishtinë, dy farmaci në Prizren”, shprehet doktori.

Edhe Eloida ka dëshmuar se ka shpirt human. Pas tërmetit në Shqipëri ajo i ka propozura doktorit që të japë gjysmën e pagës për familjet e të prekurve.

Ela ishte shumë e mërzitur dhe tha dua ta dhuroj gjysmën e pagës mujore që merr tek ne. Unë i thashë nëse ti jep gjysmën, unë jap 10 paga për ty”.

“Unë kam pasur dëshirë të jap pagën time për dëshirë”, shprehet Eloida.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!