Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka siguruar një pasuri që tejkalon vlerën e 20 milionë paundve, përme dy kompanive të saja.
Mediat britanike kanë publikuar të dhënat që zbulojnë se kompania e saj “Dua Lipa Limited” ka pasuri prej 18,576,940 për fundvitin e dhjetorit 2019, një rritje e madhe nga 11,816,318 që ishte vitin e kaluar.
Si kurse abumi i Duas, “Future Nostalgia”, i publikuar në një periudhë të vështirë ekonomike për shkak të pandemisë, rezultoi një sukses i vërtetë dhe theu çdo parashikim.
“Padyshim që isha e frikësuar, sepse gjithmonë ekziston ajo pasiguri. Albumi doli pikërisht kur bllokimi po ndodhte në Mbretërinë e Bashkuar dhe kishte kaq shumë pasiguri dhe vuajtje.”, u shpreh këngëtarja.
Sakaq, së fundmi, Dua është nominuar për “Artisten më të mirë”, “Mastercard Album” dhe “Këngën më të mirë” në “Brit Aëards”.
Ajo pritet të ngjitet në skenë më 11 maj në ceremoninë që do të mbahet në “O2 Arena” të Londrës.
Ndërkohë në mediat e huaja kanë folur vazhdimisht për këngëtaren, duke e konsideruar suksesin e saj nga një fëmijë me prindër që emigruan drejt një vendi të huaj, tek një yll me në disa çmime Grammy brenda një kohë të shkurtër.l.k/abcnews.al