VLORË/ Pas debatit me prindërit 17-vjeçarja hidhet nga kati i tetë, niset me urgjencë drejt “Traumës”

schedule10:25 - 15 Korrik, 2022

schedule 10:25 - 15 Korrik, 2022

Rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm, pas një grindjeje në familje me prindërit është vetëhedhur nga ballkoni i shtëpisë një 17-vjeçare.

Burime për Abc bëjnë me dije se e mitura banonte në një pallat 8-katësh në zonën e “Ujit të Ftohtë.”

17-vjeçarja është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe më pas është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë, njofton policia.

Burime bëjnë me dije se e reja ka dëmtuar të dyja këmbët si dhe ka fraktura në trup e krahë.

Fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!