Vajza e sukseseve! Dua Lipa “rrëmben” një tjetër çmim prestigjioz

schedule14:15 - 16 Prill, 2021

schedule 14:15 - 16 Prill, 2021

Dua Lipa vazhdon t’i bëjë shqiptarët krenarë. Artistja me famë botërore numëron një sërë hitesh në repertorin e saj muzikor, për të cilat është vlerësuar me shumë çmime të rëndësishme. Prej kohësh, po qëndron në krye të listës si ndër artistet më të mira, duket se sukseset për të nuk kanë të ndalur.

Së fundmi, bukuroshja shqiptare ka “rrëmbyer” një tjetër çmim. Ajo është vlerësuar në “Latin American Music Awards” me çmimin ‘Favorite Artist- Crossover’. Dua ka dhuruar muzikë të mirë që u kthye në një “ilaç” për njerëzit gjatë periudhës së izolimit. Madje, ajo u cilësua dhe si mbretëresha e karantinës.

 

“Future Nostalgia” u publikua në një moment delikat për botën, por suksesin që do të arrinte me të, Dua nuk e kishte paramenduar. Pak ditë më parë, albumi u rendit në vendin e parë përsa i përket albumeve më të shitur në Mbretërinë e Bashkuar për muajt e parë të 2021. /abcnews.al