Mediat gjermane raportojnë për shfaqjen për herë të parë të mutacionit anglez të koronavirusit në rajonin e Hochtaunus. Siç raporton “Faz.net“, mutacioni B.1.1.7 u konstatua tek një vajzë 22-vjeçare, e cila ishte kthyer nga Shqipëria.
Mjekët dyshuan fillimisht për koronavirusin që ka qarkulluar deri më tani, por pas analizave në një laborator më të specializuar u konstatua se në fakt bëhej fjalë për mutacionin anglez B.1.1.7.
Vajza, kombësia dhe identiteti i së cilës nuk bëhen me dije, është në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe po mbahet në karantinë, raporton abcnews.al.
Deri më tani, autoritetet shqiptare nuk kanë asnjë informacion nëse mutacioni anglez i koronavirusit ka hyrë apo jo në territorin e vendit.
Megjithatë zbulimi i B.1.1.7 tek vajza e kthyer nga Shqipëria është një tregues i rendësishëm për të kuptuar se Shqipëria po përballët aktualisht edhe me këtë mutacion të ri pavarësisht se laboratorët e ISHP-së nuk e konstatojnë dot. /abcnews.al