Vajza e Gëzim Laros tregon pengun më të madh të babait: E realizova unë dhe pse ai nuk jetonte më

schedule13:13 - 29 Mars, 2023

schedule 13:13 - 29 Mars, 2023

Vajza e violinçelistit të njohur, Gëzim Laro, Dorina Laro ka treguar në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, pengut më të madh të babait, të cilin ajo e realizoi shumë vite më vonë.

“Nuk besoj se ka pasur pengje, ndoshta pengu i tij më i madh ka qene që e ftuan të studionte në Universitetin Çajkovski të Moskës. Edhe në momentin që po bëheshi gati, kjo marrëdhënie me Rusinë u shkëput dhe atëherë ai ngeli një proçes i mbetur në ajër. Nuk u realizua kurrë dhe di që këtë peng e ka pasur. Unë e realizova ëndrrën e tij më vonë, kam qenë në Moskë dhe Shën Peterburg për disa koncerte dhe ai nuk ishte prezent që ta thoja, por jam e bindur që nga një dimension tjetër, nga një vend tjetër ai e ka parë”, u shpreh artistja, e cila ka trashëguar profesionin si violinçeliste nga i atit.

Më tej, e pyetur nëse ka një ëndërr që do ta realizoj, Dorina zbuloi se do të donte shumë që me të gjithë kushërinjtë e saj artistë, që janë të shumtë në numër të realizonin një koncert.

Unë kam dhe kushërinjtë, këndojmë të gjithë. Do të ishte bukur që të mblidheshim të gjithë së bashku dhe të bënim një koncert. Ëndrrat e mija besoj se tani në gjithë këtë udhëtim, pjesën më të madhe i kam kristalizuar. Sigurisht që çdo koncert është një emocion më vete, por nuk është se kam diçka që më ka ngelur. Kjo do të ishte diçka shumë interesante.

Mbaj mend kur isha e vogël, ne e bënim plazhin në Vlorë se xhaxhai i madh ishte atje dhe kuptohet unë isha nga më të voglat e fëmijëve të fisit. Mbaj mend ata dëgjonin dikur ‘hit parade’, unë isha aty në një cep e vogël luaja. Edhe ata më morën dhe më thanë, tani ne do fikim radion dhe ti do vazhdosh do këndosh, kur ne ta hapim radion do shikojmë a e ke kënduar tamam ti. Dmth ma bën si sfidë dhe mbaj mend kur u rihap radio, unë isha në të njëjtën kohë dhe thanë: ‘O bobo dhe një tjetër nga familja’”, rrëfeu Laro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!