“Vajza e fshehtë” e Putin: Pandemia është komplot nga elitat për të shpopulluar botën

schedule09:13 - 18 Shkurt, 2021

schedule 09:13 - 18 Shkurt, 2021

Një studente ruse e cila kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për akuzat nga një grup gazetarësh se ajo është vajza e paligjshme e Vladimir Putin ka pranuar se gëzon shumë publicitet dhe ka një tjetër këndvështrim për pandeminë.

Sipas gazetës The Sun, Luiza Rozova, e njohur edhe si Yelizaveta Krivonogich beson se koronavirusi është një komplot për të shpopulluar botën.

E reja bazohet tek teoria e konspiracionit “miliarda e artë’” në lidhje me Covid-19 që u shfaq në Rusi vitin e kaluar. Kjo teori, beson se pandemia është komplot nga elitat e botës për të kryer një “shpopullim strategjik’ në shkallë globale me një virus të prodhuar artificialisht.

Ndërkohë, 17-vjeçarja diskutoi në platformën e rrjeteve sociale Clubhouse ndryshimet që kanë ndodhur në jetën e saj, përcjell abcnews.al.

Rozova refuzoi të konfirmojë ose mohojë se ajo është fëmija i liderit të Kremlinit nga një marrëdhënie jashtëmartesore me një pastruese.

Andrei Zakharov i BBC, gazetari, pjesë e ekipit që bëri zbulimet në lidhje me 17-vjeçaren dhe aspekte të tjera të fshehura të jetës së Putinit në faqen ruse Proekt, e pyeti atë drejtpërdrejt nëse ishte vajza e presidentit rus, por ajo zgjodhi të heshtë.

Por kur e pyeti nëse kërkimet e tij i kishin shkaktuar trauma psikologjike, vajza adoleshente nxitoi ta siguronte. “Asgjë. Jeta ime ishte aq e mërzitshme. Unë jam mirënjohëse për mundësinë për të qenë në qendër të vëmendjes dhe njerëzit morën vesh për llogarinë time në Instagram” , u përgjigj Luiza.

“Ndihem shumë mirë, mos u shqetësoni për mua. Jeta vazhdon normalisht dhe gjithçka është në rregull”, shtoi vajza, megjithatë, duke sqaruar se kurrë nuk u përpoq të bëhej e famshme.

Sipas thashethemeve dhe raporteve të riprodhuara nga shumë media ndërkombëtare, nëna e Luizës , 45-vjeçarja Svetlana Krivonogich, kishte lidhje të paligjshme me Vladimir Putin në fund të viteve 1990 dhe në fillim të viteve 2000. g.v/abcnews.al