Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Vajza e elektricistit shqiptar që vdiq në Greqi: Do merrte diplomën, na e morën babain nga duart

schedule10:20 - 3 Prill, 2021

schedule 10:20 - 3 Prill, 2021

Vajza e elektricistit shqiptar që humbi jetën në Greqi ka kërkuar drejtësi. Aleks Bruka u godit nga rryma 20 mijë volt dhe për 2 orë qëndroi i varur në shtyllën e tensionit.

Vajza e 45-vjeçarit shqiptar, Kerta, tha se babai i saj e bënte këtë punë prej 15 vitesh dhe gabimi i personave të tjerë shkaktoi tragjedinë.

“Babai im e bëri këtë punë për shumë vite. Në fakt, këtë vit ai do të mbaronte shkollën e elektriçistit. Ai do të merrte diplomën dhe kështu do të ndalonte së ngjituri kolonat. Për fat të keq, të tjerët bënë gabim, të tjerët nuk e dinin punën dhe e morën babanë tonë nga duart,”, ka thënë Kerta Broka për mediat greke.



“Shpresoj që autoritetet ta hetojmë mirë këtë çështje sepse asgjë nuk ka ndodhur papritur. Nuk ishte hera e parë që babai im bënte këtë punë. Është ngjitur nëpër shtylla për të paktën 15 vite. E dinte mirë këtë punë,” ka shtuar më tej vajza 20-vjeçare e shqiptarit.

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në Gymnos Evia në komunën e Eretria, ku shqiptari dhe dy kolegët e tij humbën jetën pasi ranë në kontakt me rrymën elektrike ndërkohë që po tentonin të rregullonin një shtyllë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!