Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Humbin jetën tre elektriçistë në Greqi, njëri prej tyre shqiptar

schedule15:47 - 1 Prill, 2021

schedule 15:47 - 1 Prill, 2021

Tre elektriçistë kanë humbur jetën në Greqi pasi po tentonin të rregullonin një shtyllë elektrike. Njëri nga viktimat është shqiptar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Gymnos Evia në komunën e Eretria.

Sipas mediave greke tre eletriçistët humbën jetën pasi ranë në konktakt me rrymën elektrike. Ndërkohë, një tjetër koleg i tyre ka marrë dëmtime dhe po merr shërbimin mjekësor.

Ambulanca mbërriti në vendin e ngjarjes, ndërsa njëri nga punonjësit u gjet i vdekur në shtyllë. Dy të vdekurit janë grekë dhe kolegu i tyre i tretë me origjinë shqiptare jetonte në një fshat aty pranë ku ndodhi në tragjedia. g.v/abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!