Vajza e dy emigrantëve, Kamala Harris gruaja me ngjyrë që u fut në histori

schedule11:24 - 12 Gusht, 2020

schedule 11:24 - 12 Gusht, 2020

Në 05:00 të mëngjesit të Mërkurën, Gopalan Balachandran e zgjoi telefoni në shtëpinë e tij në kryeqytetin e Indisë. Ishte motra e tij në Indinë e Jugut që e telefononte për t’i dhënë një lajm jashtëzakonisht të mirë: mbesa e tyre mund të bëhet nënpresidente e ardhshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Joe Biden shkroi historinë kur njoftoi mbrëmë se kishte zgjedhur Kamela Harris si bashkëudhëtare në garën presidenciale

Harris është gruaja e parë me ngjyrë dhe gruaja e parë e “Amerikës Aziatike” që bashkohet me një garë presidenciale të partive të mëdha në Shtetet e Bashkuara.

Lajmet gjithashtu përshkuan anembanë botës. Harris është vajza e emigrantëve nga India dhe Xhamajka, duke i dhënë zgjedhjes së saj një dimension jashtëzakonisht ndërkombëtar, shkruan abcnews.al.

Nëna e Harris, Shyamala Gopalan, erdhi në Shtetet e Bashkuara nga India për të ndjekur një diplomë doktorature në Kaliforni. Babai i saj, Donald Harris, mbërriti nga Xhamajka dhe dha mësim në ekonomi në Universitetin Stanford.

LEXO EDHE: “Një ditë e mirë”, demokratët mirëpresin zgjedhjen Kamala Harris si kandidate për postin e nën presidentes

Balachandran, xhaxhai 80-vjeçar i Harris, qeshi dhe u shpreh se ishte “shumë, shumë të lumtur” me lajmet.

Motra e tij Sarala Gopalan, një mjeke në pension në qytetin jugor indian të Chennai, i tha një kanali televiziv indian se e gjithë familja ishte e emocionuar nga lajmet. Ajo vlerësoi Harris si një mbesë të sjellshme dhe të përkushtuar.

Në mediat sociale, politikanët dhe komentuesit indianë shprehen gjithashtu krenari për zgjedhjen e Harris.

Harris, kuptimi i emrit të së cilës do të thotë “zambak” ka thënë se pas divorcit të prindërve të saj, nëna e saj rriti dy vajzat me një vlerësim të trashëgimisë së tyre të dyfishtë.

“Nëna ime indiane e dinte që po rrit dy vajza me ngjyrë,” tha Harris në një intervistë me Los Angeles Times në 2015, shkruan abcnews.al.

Në Xhamajka, miqtë e babait të Harris thanë se ishin të kënaqur me zgjedhjen. Richard Bernal, një ish ambasador i Xhamajkës në Shtetet e Bashkuara, e krahasoi situatën kur Colin Powell u bë Sekretari i Shtetit i SHBA, pasi prindërit e Powell ishin emigrantë nga Xhamajka. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!