Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt dëshiron të thërrasë ‘mami’ Jennifer Aniston
Njëri nga fëmijët e aktorit Brad Pitt duket se po shërben si një urë lidhëse për të atin me ish-gruan e tij Jennifer Aniston.
Në kushtet kur çifti nuk arriti dot të kishte një fëmijë, vajza e Brad ka shprehur dëshirën që ta thërrasë mama Aniston.
Ky fakt duket se e ka irrituar ish bashkëshorten e aktorit, Angelina Jolie, e cila e konsideron makth diçka të tillë.
Mediat amerikane kishin raportuar më parë se Angelina i kishte ndaluar fëmijët, Maddox, Pax, Shiloh, Vivienne, Knox dhe Zahara, të takonin Jennifer.
Por duket se “urdhrit” të saj nuk i është bindur vajza 13-vjeçare Shiloh, e cila po njihet me Jennifer dhe thuhet se e ka pyetur babain nëse mund ta quante mami Jennifer.
Jennifer thuhet se ka siguruar një rol për Shiloh në një projekt të fundit në të cilin ajo është përfshirë.
Brad ka treguar se është i lumtur që Shiloh ka një marëdhënie të mire me Jennifer dhe një burim ka pohuar se ato janë “gjithmonë duke qeshur dhe të lumtura ” në praninë e njera-tjetrës.