Vaji i ullirit/ Elbasan, blerës vendas edhe të huaj, interes për produktin

schedule15:24 - 25 Nëntor, 2024

schedule 15:24 - 25 Nëntor, 2024

Kjo periudhë shënon kulmin e mbledhjes dhe përpunimit të ullirit.

Fermerët në Elbasan duket se këtë vit e kanë të garantuar tregun për shitjen e vajit të ullirit, të cilin e shesin deri në 800 lekë për litër.

Blerësit vijnë nga mbarë zonat që nuk kultivojnë ullinj si kjo grua nga Lezha.

Përpos vendasve, blerës janë edhe të huaj. Ky shtetas amerikan shprehet I mrekulluar për cilësinë e vajit të ullirit.

“Këtë vit me disa miq në Amerikë vendosëm që të ndihmojmë fermerët shqiptarë duke dërguar vajin deri në SHBA. Besoj se do të importojmë  rreth 100 -2000 litra. Duam të sigurohemi që gjithçka të jetë sipas normave që kur t’ia tregojmë njerëzve në SHBA t’iu themi se ne e dijmë nga vjen ky vaj dhe që është i mirë. Sa i takon çmimit duhet të presim që të shohim se sa do të transferohet në Amerikë. Di të them se jemi të emocionuar ta shohim të gjithë procesin sesi vaji del”.

“Unë besoj se vaji shqiptar është i cilësisë më të mirë që kam provuar ndonjëherë. Besoj se marketet amerikane pasi ta kenë testuar cilësinë e vajit do të jenë gati për bashkëpunim me shqiptarët për të eksportuar vajin shqiptar. Vajin që do të marr marr këtu do ta ndaj me miqtë pasi mendoj se është cilësia më e mire, shija më e mirë dhe ka përfitime te shumta shëndetësore”.

Specialistët thonë se cilësia e vajit është e mire dhe kërkesa po ashtu.

Në dekadën e fundit sipërfaqet e mbjella me ullinj në Elbasan janë rritur ndjeshëm, ndërsa këtë vit një nga problemet që po hasin fermerët është mungesa e fuqisë punëtore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!