Myrto Uzuni: Jam në kulmin tim, Hungaria më e rrezikshme pa tifozë!

schedule13:17 - 6 Tetor, 2021

schedule 13:17 - 6 Tetor, 2021

Myrto Uzuni është një nga lojtarët më të rëndësishëm te Ferencvaros, ndërkohë që është ftuar edhe nga Edy Reja për ndeshjet që Shqipëria do të luajë kundër Hungarisë dhe Polonisë. Dueli i parë do të jetë i veçantë për sulmuesin, pasi do të sfidojë kombëtaren e vendit ku ai luan.

Sot sulmuesi nga Berati është paraqitur në konferencë për shtyp dhe fillimisht ka deklaruar: “E kam thënë gjithmonë që jam në momentin më të mirë të karrierës. Kombëtarja është gjë tjetër dhe duhet të përqendrohemi. Nuk ka rëndësi kush luan, duhet të jemi të gjithë së bashku për të arritur objektivat”.

“Normalisht që unë dua të luaj çdo ndeshje, pavarësisht nëse jam në klub apo në kombëtare. Dua të jap kontributin tim. Hungarinë e njoh mirë, është një ndjenjtë tjetër pasi jetoj atje dhe do luaj kundër lojtarëve me të cilët stërvitem te Ferencvaros”.

“Ndihet shumë atmosfera atje, presin të luajën bukur dhe të duan fitoren. Ekipi që do gabojë më pak do të fitojë në fund. Nuk është avantazh për ne që luajmë pa tifozë. Ata kanë bërë ndeshje të mira dhe kanë marrë rezultate pa tifozë. Me tifozë kanë marrë rezultate negative. Janë të tria rezultatet në lojë”.

“Mendoj se tani është kulmi i karrierës, po paraqitem mirë në kampionat dhe Europa League me Ferencvaros. Edhe te kombëtarja mendoj se jam paraqitur mirë herën e fundit. Gjithçka varet nga fusha dhe se sa i motivuar je”.

“Normalisht Hungaria është e njëjta me atë që u përballëm në Elbasan. Ata kanë të njëjtën straegji si ne, pasi një trajner italian si Rossi. Luajnë me 5-3-2 dhe do jetë një ndeshje e bukur dhe e luftuar. Ekipi që do japë zemrën në fushë do të fitojë”.

“Rejën e kënaq edhe barazimi? Trajneri ka llogaritë e tij, por në mentalitetin tim nuk ekziston që të hyj për barazim në fushë. Gjithmonë futem për fitore dhe të jap maksimumin”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!