Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit, arrestohet 59 vjeçari

schedule12:12 - 3 Shkurt, 2018

schedule 12:12 - 3 Shkurt, 2018

Policia e Dibrës ka arrestuar një 59 vjeçar, që ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij, duke i kanosur me armë gjahu. Në pranga ka rënë Elez Mera, 59 vjeç, banues në fshatin Lishan i Poshtëm, Luzni, Dibër, ndërsa është sekuestruar edhe arma e gjahut me 2 fishekë.

“Pas një  informacioni të marrë se në fshatin Lishan i Poshtëm po ndodhte një konflikt në familje, nga strukturat e policisë së Dibrës, është organizuar  menjëherë puna ku falë veprimeve të shpejta dhe profesionale kanë ndërhyrë duke parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale, ku kanë konstatuar se shtetasi Elez Mera, po ushtronte dhunë  ndaj bashkëshortes shtetases D.M, 58 vjeçe dhe djalit të tij K.M,  29 vjeç, duke i kanosur në mënyrë serioze për jetën nëpërmjet një arme gjahu”- thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!