Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet 41 vjeçari në Dibër

schedule11:43 - 15 Korrik, 2024

schedule 11:43 - 15 Korrik, 2024

Një 41 vjeçar është arrestuar nga policia në Dibër për dhunë në familje.

Sipas policisë, 41 vjeçari nga Maqellara ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, arrestuan në flagrancë shtetasin 41 vjeç, banues në Maqellarë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.”, njofton policia./abcnews.al