VLORË– Në Vlorë është goditur një rast prostitucioni. Policia ka arrestuar administratoren e një lokali si dhe një grua tjetër, e cila ushtronte aktivitetin e paligjshëm kundrejt pagesës
Po ashtu është sekuestruar një shumë parash e dyshuar e përfituar nga ky aktivitet i jashtëligjshëm.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetaseve iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Prostitucioni” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.