Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Ushtronin prostitucion në apartamentet e marra me qira/ Tiranë, arrestohen 2 shtetase nga Kina

schedule16:14 - 27 Prill, 2026

schedule 16:14 - 27 Prill, 2026

Policia ka arrestuar dy shtetase nga Kina, pasi në apartamentet e marra me qira në Tiranë ushtronin prostitucion. Gjithashtu janë proceduar penalisht 3 persona, të cilët ishin përfitues nga kjo veprimtari.

Janë sekuestruar shuma parash të dyshuara të përfituar nga kjo veprimtari dhe 2 celularë.

“Në kuadër të operacionit u vunë në pranga shtetaset nga Kina H. Ë., 40 vjeçe dhe K. Sh., 38 vjeçe, pasi nga hetimet rezultoi se ushtronin prostitucion, në një apartament që e kishin marrë me qira, në rrugën “Mysylm Shyri””, njofton policia.



Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!