Një 34-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e ka kërcënuar atë me mjet prerës.
I riu akuzohet për kryerjen e veprave penale “penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
“Arrestohet shtetasi 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 130 dhe 279 i Kodit Penal, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e ka kanosur atë me mjet prerës”, thuhet në njoftimin e policisë.
/abcnews.al