Ushtria ruse pa armë/ Raporti: Kremlini ka humbur 10 mijë tanke, kamionë dhe dronë

schedule15:51 - 19 Prill, 2023

schedule 15:51 - 19 Prill, 2023

Humbjet në fushën e betejës dhe sanksionet perëndimore e kanë lënë ushtrinë Ruse në një gjëndje të vështirë sa i përket armatimeve. Një raport nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare ka nxjerrë shifra të zymta sa i përket humbjeve ushtarake ruse.

Sipas këtij raporti vlerësohet se Kremlini ka humbur pothuajse 10 mijë njësi të paisjeve kryesore ushtarake si tanke, kamionë artileri dhe drone. Sanksionet perëndimore kanë dëmtuar Rusinë duke kufizuar mundësitë e Kremlinit për të importuar sisteme të ndryshme optike të cilat duhen për gjuajtësit e tankeve .

Prodhimi i brendshëm i pasijesve ushtarake nuk do të mjaftojë për Kremlinin pasi sipas të dhënave Rusia humbet mesatarisht 150 tanke të të gjitha llojeve në Ukrainë ndërkohë që një ndër fabrikat e saj mund të prodhojë vetëm 20 tanke në muaj.

Megjithatë të dhënat tregojnë se humbja e armatimeve  të ndryshme nuk pritet që të detyrojë Moskën që  ajo të heq dorë nga lufta e nisur në Ukrainë.

Sipas raportit nga Qendra per Studime Strategjike dhe Nderkombetare Rusia do të vijojë luftën duke përdorur artilerinë e saj të vjetër e cila daton që nga Lufta e Ftohtë.

Përdorimi i paisjesve ushtarae të vjetra nuk pritet që ti jap prioritet Moskës në fushën e betejës në një kohë që Ukraina vijon të ndihmohet nga perëndimi me tanke dhe sisteme të mbrojtjes ajrore moderne dhe të sofistikuara të cilat janë të afta për të përballuar çdo llojë sulmi.

/abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!