Një shofer i një kompanie private në Greqi ka mbetur i bllokuar për disa orë në Attiki Odos për shkak të situatës së krijuar nga reshjet e shumta të dëborës. Ai ngeci gati një ditë vetëm pak minuta larg daljes ndërsa përpara tij kishte edhe shumë automjete të tjera.
Ai nuk u mendua për asnjë moment. Pasi pa se orët po kalonin hapi kamionin dhe shpërndau ushqime për personat e tjerë, pasi ushtria nuk mundej të depërtonte.
“Rreth orës 11 të mëngjesit kam hyrë në Attiki Odos me kamionin e kompanisë. I pyeta nëse kalon apo do të kemi problem dhe më thanë, “po kalon normalisht”. Pas rreth 6 kilometrash ndaluam, asgjë nuk po lëvizte përpara. Isha midis unazës në Ymittos dhe daljes së Kantzës. Kisha bërë 45 minuta rrugë ose gati 1 orë”.
A kishit ndonjë informacion pse keni ngecur?
Nuk kishte asnjë indikacion pse kemi ngecur. I mora informacionet nga radio dhe nga kompania ime me të cilën fola. Më treguan për situatën
Çfarë menduat?
Në orën 12:00. I telefonova gruas dhe i thashë “mos më prit natën”. Duke parë situatën, kisha vendosur që të qëndroja atje. Dhe mund t’ju them diçka? Unë jam një nga fatlumët, sepse kam pasur edhe ushqim pas vetes, ujë dhe karikues celulari për shkak të punës.
Çfarë ju thoshin njerëzit kur shpërndanit produktet?
Njerëzit thonin faleminderit shumë, ishin të emocionuar, shumë të mërzitur. Në një makinë ndodheshin edhe disa fëmijë, atyre u dhamë më shumë. /abcnews.al