Ushtria izraelite vret një 12-vjeçar palestinez

schedule20:11 - 29 Korrik, 2021

schedule 20:11 - 29 Korrik, 2021

Një 12 vjeçar palestinez ka humbur jetën, pasi është qëlluar për vdekje nga ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor, tha Ministria Palestineze e Shëndetësisë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se i mituri Mohammed Allamy ishte një pasagjer në një makinë që drejtohej nga babai i tij kur incidenti ndodhi në hyrje të qytetit Beit Ummar, në gjysmë të rrugës midis Betlehemit dhe Hebronit.

Raporti i agjencisë tha se 12-vjeçari u qëllua në gjoks dhe u dërgua në spital në Hebron, por ndërroi jetë disa orë më vonë.

Ushtria izraelite tha se ishte në dijeni të pretendimeve se ushtarët e saj kishin vrarë një fëmijë dhe tha se ishte duke hetuar rrethanat e ngjarjes. Në një deklaratë të gjatë, ushtria tha se ushtarët iu afruan makinës pasi vëzhguan më parë banorët e saj duke u përpjekur të varrosnin trupin e një foshnje të porsalindur në një varr të cekët.

Trupat izraelite vunë re një automjet që po i afrohej zonës dhe arritën në përfundimin se ishte i njëjti automjet si më parë, thuhej në deklaratën e ushtrisë izraelite./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!