Ushtria izraelite bëri thirrje qytetarëve për evakuim të menjëhershëm në tre porte në Jemen. Sipas ushtrisë izraelite, këto porte përdoren nga terroristet e grupit Houthi.
“Për shkak të përdorimit të porteve detare nga regjimi terrorist Huthi, ne u bëjmë thirrje të gjithë njerëzve të pranishëm” në portet e Ras Issa, Hodeidah dhe Al-Salif “që t’i evakuojnë menjëherë ato për sigurinë e tyre”, shkroi koloneli Avichai Andrai, një zëdhënës i ushtrisë izraelite.
Rebelët Huthi dhe Izraeli kanë shkëmbyer sulme që nga 7 tetori 2023, pasi organizata jemenase është zotuar të shënjestrojë Izraelin, duke pretenduar se mbështet palestinezët në Gaza gjatë luftës me Izraelin.
/abcnews.al/