Ushtria izraelite (DIF) ka thënë se ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme armësh në Gaza, duke përfshirë një bombë që u gjet në klinikën mjekësore Shejaia pranë një shkolle.
Pajisja u gjet në një kosh pranë derës së klinikës, shkruan Sky News.
IDF deklaroi gjithashtu se gjeti një depo municionesh që përmbante ngarkesa shpërthyese, armë dhe granata.
Ushtria e Izraelit publikoi fotot e armëve të sekuestruara./abcnews.al