“Ushtria e Putin po sillet si në mesjetë”, Lleshaj: Nuk ka mercenarë shqiptarë në luftë

schedule23:17 - 4 Mars, 2022

schedule 23:17 - 4 Mars, 2022

Duke komentuar luftën që Rusia po bën në Ukrainë, ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka deklaruar në emisionin “Ballkan” se Putin po sillet si në mesjetë, duke rrethuar qytetet.

“Putin po sillet si në mesjetë. Duke rrethuar qytetet, duke u prerë ujin . Humbin shumë shpejt kontaktin me botën. Besoj se ata e kanë humbur këtë tren që sillen si në luftën e dytë botërore apo në mesjetë.” tha Lleshaj.

Putin gjatë një deklarata të sotme, u shprehe se në Ukrainë po luftojnë mercenarë të huaj përshirë nga Kosova dhe Shqipëria, por për gjeneral Sandër Lleshajn kjo gjë është e pa vërtetë.

“Nuk kam informacione dhe në dijeni nuk ka shqiptarë të bashkuar në këtë luftë. Atje nuk ka vend për mercenar se nuk paguan dhe s’ka para. Është një ballafaqim mes Rusisë dhe pjesë normale të botës. Është front ku mbrohen edhe interesat tona. Ukrainasi po luftojnë edhe për në për civilizim. Nuk i ngjajnë konflikteve të tjera që shkojnë për të përfituar apo për të rënë në ideologji. KA shumë qytetarë të tjerë që janë bashkuar si vullnetar. Kushdo që i bashkohet duhet të ndihet i nderuar se është si të shikosh një krim dhe të mos reagosh. Duhet ndërhyrë në fakt. Nëse NATO nuk hyn për arsye traktatesh. Qytetarë të kësaj bote për të mbrojtur ata fëmijë dhe për të kontribuar për paqen. Është detyrë e çdo njeriu ta bëjë këtë punë. Shqiptarët nuk janë dhe nuk mund të jenë se nuk kanë kapacitet. Por është përdorur për të krijuar Alibi. Ai ka ndërruar edhe pretekstin e kauzës së vet. Se në fillim tha për të demilitarizuar. NË fillim tha për popullin rus në Dombas. Më vonë tha që do hyjë se kjo mund të bëjë armë bërthamore. “ tha Lleshaj. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!