Ahmed Nassr Jarrar, është vrarë nga një njësi e ushtrisë izraelite. Ai njihej si palestinezi më i kërkuar në Bregun Perëndimor dhe ekzekutimi I tij u bë vetëm pas shumë përpjekjesh për të zbuluar vendin ku fshihej prej shumë kohësh. Jarrar, sipas policisë së Izraelit, kishte me vete një armë dhe lëndë eksplozivi. Ai ishte djali I një komandanti të krahut ushtarak palestinez, Hamas. Një muaj më parë kishte marrë pjesë në vrasjen e një rabini në Bregun Perëndimor. Sipas inteligjencës izraelite, ai po përgatiste sulme të tjera./abcnews.al
Ushtria e Izraelit ekzekuton palestinezin më të kërkuar
schedule11:13 - 6 Shkurt, 2018
schedule 11:13 - 6 Shkurt, 2018