Ushtria amerikane nis ndërtimin e një porti për fluksin e ndihmave në Gaza

schedule09:31 - 26 Prill, 2024

schedule 09:31 - 26 Prill, 2024

Ushtria amerikane ka filluar ndërtimin e një porti të përkohshëm detar në bregdetin e Gazës, përmes të cilit ndihmat duhet të arrijnë në Rripin e Gazës, i cili pritet të jetë gati në maj, njoftoi sot Pentagoni.

“Unë mund të konfirmoj se luftanijet amerikane, përfshirë USNS Benavidez, kanë filluar ndërtimin e portit” tha zëdhënësi i Pentagonit, Patrick Ryder.

Ai shtoi se Pentagoni po heton se nga erdhi sulmi me mortaja që shkaktoi dëme minimale në zonat e dokut, por shtoi se forcat amerikane nuk ishin të pranishme në terren në kohën e sulmit.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka urdhëruar forcat që të mos shkelin në bregun e Gazës.

Porti ndodhet vetëm në jugperëndim të qytetit të Gazës. Zona dikur ishte rajoni më i populluar i territorit, përpara nisjes së ofensives tokësore izraelite, duke zhvendosur mbi 1 milion njerëz në jug drejt qytetit të Rafahut në kufirin me Egjiptin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!