“Rusë, hidhni armët”, ky është mesazhi i ushtarëve rusë që po mbahen peng nga forcat ushtarake të Ukrainës, teksa u përkulën para kamerave duke marrë përgjegjësi për mizoritë e presidentit rus, Vladimir Putin.
Ushtarët e mbajtur peng nga ukrainasit kritikuan ashpër Putinin për vrasjen e civilëve dhe fëmijëve ukrainas, shkruan Interfax.
Sipas Daily Mail një grup ushtarësh rusë me lot në sy kërkojnë falje për vrasjen e qytetarëve ukrainas.
I pari që shpërtheu në lot ishte ushtari rus Galkin Sergei Alekseevich.
“Kërkoj falje për atë që rupi im dhe unë kemi bërë në çdo shtëpi, në çdo rrugë, në çdo qytetar të Ukrainës, tek të moshuarit, tek gratë, tek fëmijët, për pushtimin tonë në këto toka. Kërkoj falje për hyrjen tonë tradhtare”.
Ndërkohë, ushtari 34-vjeçar nga Roczynski, Rusi i lutej Putinit që të “ndalonte dërgimin e trupave” në mënyrë që të vriste civilët ukrainas. Me bashkëluftëtarët në krah, ushtari rus u bëri thirrje rusëve të dorëzonin armët.
“Unë do të doja t’u them të gjitha njësive të ushtrisë ruse –lërini armët,” tha Alekseevich./abcnews.al/