Ushtarakët në rezervë kthehen në shërbim/ Vendimi i qeverisë, për forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes

schedule11:46 - 29 Maj, 2025

schedule 11:46 - 29 Maj, 2025

Ushtarakët në rezervë do të rikthehen në shërbimin aktiv. Qeveria ka miratuar së fundmi vendimin që i hap rrugë forcimit të kapaciteteve të mbrojtjes, me qëllim plotësimin e nevojave të Forcave të Armatosura me personel të kualifikuar, sipas modeleve më të mira të vendeve të NATO-s.

Sipas këtij vendimi, i propozuar më herët nga ministria e Mbrojtjes, targeti i parë janë ushtarakët që kanë shërbyer më herët si oficerë, nënoficerë, ushtarë apo detarë dhe tashmë kanë mundësinë të rikthehen kur Forcat e Armatosura të nevojë për specialitetin dhe përvojën e tyre ushtarake.

Aplikimi për të interesuarit kryhet në platformën e Albania, ndërsa kandidatët do t’i nënshtrohen vlerësimit nga komisionet perkatese dhe kontrollet e sigurisë.

Por çfarë ndodh me ushtarakët që përzgjidhen për t’u rikthyer në detyrë?

– Ushtaraku, që rikthehet në shërbimin aktiv në Forcat e Armatosura, emërohet në detyrë në përputhje me specialitetin, si dhe nënshkruan kontratën e shërbimit.

– Gjatë kohës së shërbimit si ushtarak aktiv brenda kontratës, ushtaraku i rikthyer gjatë gjithë periudhës së kontratës ruan gradën që ka pasur në kohën e daljes në rezerzë dhe nuk ka të drejtë të konkurrojë dhe të përparojë në grade.

Ndërkohë, në rastin e një mobilizimi të pjesshëm apo të përgjithshëm të Forcave të Armatosura rikthimi në shërbim mund të bëhet edhe pa aplikim, por ushtaraku ne rezerve njoftohet nga qendra e personel rekrutimit qe duhet te rikthehet ne sherbim.

Sipas një vendimi të fundit të miratuar nga Këshilli i Ministrave, qeveria ka përcaktuar po ashtu edhe kushtet e shoqërisë shtetërore KAJO, për industrinë e ushtarake. Kajo do të hyjë në partneritet me privation për prodhimin dhe municioneve dhe armëve.

Në rastin e prodhimit dhe tregtimit të uniformave ushtarake dhe aksesorëve të tyre, Kayo nuk do të pranojë më pak se 40 për qind të aksioneve në ndërmarrjen e përbashkët me privatin.

Shoqëria shtetërore “KAYO”, sh.a., gjatë procesit të negociimit, në çdo rast, siguron nga subjekti me të cilin negocion, të paktën:

-një vlerë investimi jo më pak se 15 milionë euro në periudhën kohore të 3 vjetëve;

– punësimin e jo më pak se 400 punonjësve në periudhën kohore të 3 vjetëve;

Qeveria autorizon kompaninë shtetërore Kayo që të negociojë për gjetjen e partnerëve privatë për rigjallërimin e industrisë ushtarake, në uzinat e dikurshme që prej vitesh janë jashtë funksionit. Përveç uniformave, synohet të prodhohen municione, armë por edhe automjete ushtarake fillimisht për nevojat e Forcave tona të Armatosura dhe më pas edhe për tregtim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!