Ushqimet që duhet të hani për të parandaluar Alzheimerin

schedule15:56 - 29 Mars, 2021

schedule 15:56 - 29 Mars, 2021

Ka kaq shumë gjëra që ju ndihmojnë të ushtroni trurin tuaj dhe ta mbani të shëndetshëm, por ju duhet të dini që edhe ushqimi luan një rol të rëndësishëm. Më poshtë abcnews.al do ju tregojë se cilat janë ushqimet që duhet  të hani për të penguar rrezikun e zhvillimit të demencës dhe sëmundjes Alzheimer.

Ushqime të shëndetshme të trurit

1. Manaferrat

Manaferrat janë të pasura me flavonoide, të cilat janë të dobishme për trurin. Gjatë një studimi 20-vjeçar me mijëra njerëz që konsumuan fruta të ndryshme, studiuesit zbuluan se manaferrat ishin më të mirë për ruajtjen e kujtesës. Kështu që në dietën tuaj shtoni manaferrat, luleshtrydhet, boronicat etj. Trupi do t’ju falënderoje.

2. Zarzavatet

Gjyshet dhe mamatë tonë gjithmonë kishin pasur të drejtë. Perimet janë të mira për shëndetin tonë, përfshirë edhe trurin , për shkak të lëndëve ushqyese si folati, flavonoidet, vitamina E dhe karotenoidet. Perimet me gjethe jeshile si spinaqi, lakrat, marule etj, janë opsionet më të mira dhe është treguar se ulin shkallën e plakjes së trurit, informon abcnews.al.

3. Familja e arrave

Arrat, bajamet, kikirikët, përmbajnë vitaminë E që ndihmojnë trurin të funksionojë më mirë. Për shkak të përbërjeve të tyre, përfshirë yndyrën e shëndetshme, fibrat dhe antioksidantët, ato ndihmojnë edhe në shëndetin e përgjithshëm të trupit.

4. Vaji i ullirit të papërpunuar

Nëse dini disa gjëra për dietën mesdhetare, atëherë me siguri e dini që vaji i ullirit është aleati numër një i një vakti të mirë dhe të shëndetshëm. Mjekët këshillojnë që të përdorni vajin sa më shumë të jetë e mundur në gatime, në vend të vajrave të tjerë. Vaji i ullirit ekstra i virgjër ndihmon në mbrojtjen e trurit kundër demencës dhe Alzheimerit.

5. Peshku

Studimet kanë treguar se njerëzit mbi 65-vjeç që hanë vazhdimisht peshk, rezultuan më të mirë në testet e kujtesës sesa ata që hanin pak ose aspak peshk. Peshku përmban yndyra të shëndetshme, B-6 dhe B-12 të cilat janë të dobishme për trurin tonë. Rekomandohet të paktën një herë në javë.

 Ushqimet e pashëndetshme për trurin

  • Për të pasur një kujtesë sa më të mirë, duhet të:
  • Zvogëloni konsumin e mishit të kuq, duke i marrë proteinat nga fasulet, thjerrëzat dhe soja.
  • Kufizoni gjalpin, margarinën dhe djathin./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!