Urrejtja ndaj Izraelit nuk do të çlirojë Palestinën

schedule14:01 - 28 Nëntor, 2023

schedule 14:01 - 28 Nëntor, 2023

Nga Lauren Davidson, The Telegraph

 Një moment historik i rëndësishëm në luftën Izrael-Hamas u arrit javën e kaluar, me të dyja palët që ranë dakord për lirimin e pengjeve në këmbim të të burgosurve izraelitë dhe një pauzë humanitare.

Kjo mund të jetë një fije shprese në luftën që po ndodh në Lindjen e Mesme, por diçka e tillë nuk ka ndodhur në frontin perëndimor, ku hiperbola dhe gënjeshtra po mbjellin farat e urrejtjes në kurriz të paqes.

Kjo është për shkak se ajo që Lëvizja e Palestinës së Lirë dëshiron në të vërtetë nuk është që Izraeli të ndërpresë veprimet e tij ushtarake, por mos të ekzistojë.

Të mos harrojmë se protestat pro-palestineze shpërthyen në mbarë botën më 7 tetor përpara se Izraeli t’i përgjigjej me forcë sulmeve groteske të Hamasit. Le të mos injorojmë se ata marshuan sërish këtë fundjavë nën maskën e kërkesës për një armëpushim izraelit, edhe pse tashmë ekziston, raporton abcnews.al.

Gëzimi dhe paqja e marshimit të së dielës prej 100 mijë trupash kundër antisemitizmit krahasuar me dhunën dhe armiqësinë e protestave të Palestinës së Lirë është një provë tjetër se këto të fundit nuk janë pro asgjëje aq sa janë në fakt kundër Izraelit.

Urrejtja e përhapur dhe e verbër ndaj Izraelit është aq e rëndë saqë disa mbështetës të Palestinës nuk mund të kenë as edhe një grimcë simpati për fëmijët e rrëmbyer izraelitë.

Feministet nuk mund të denoncojnë përdhunimin masiv të grave nga Hamas, ndërsa UN Ëomen iu deshën shtatë javë për të publikuar një postim në Instagram që dënonte barbarinë e Hamasit dhe më pas e fshinë atë brenda pak çastesh, duke u zëvendësuar me një version të zbutur që bën thirrje për një hetim mbi “raportet e dhuna me bazë gjinore”.

Modelja palestinezo-amerikane Gigi Hadid postoi së fundmi një video në Instagram duke akuzuar izraelitët për shitjen e organeve të palestinezëve të vdekur. Amnesty International, ndërsa kërkonte lirimin e të gjithë pengjeve, dukej se tërhiqte vëmendje të veçantë vetëm për ata nga Tajlanda.

E vërteta është se ka shumë për të kritikuar Izraelin dhe shumë hebrenj dhe izraelitë e bëjnë këtë. Është ndryshimi nga “Izraeli duhet të ndryshojë” në “Izraeli duhet të vdesë” ai që zbulon toksicitetin në zemër të lëvizjes së Palestinës së Lirë, raporton abcnews.al.

Të kritikosh politikat dhe politikanët izraelitë nuk është antisemitike. Mohimi i indigjenitetit hebre në tokë dhe konsiderimi i të gjithë vendit një okupim është.

Të qash që shumë njerëz janë vrarë në Gaza nuk është antisemitike. Të akuzosh Izraelin për kryerjen e “gjenocidit” kur Hamasi ka thënë qartë se nuk do të ndalet derisa Izraeli të asgjësohet.

Përgënjeshtrimi i provave të forta, si regjistrimi i brutaliteteve më 7 tetor ose ekzistenca e tuneleve të Hamasit në spitale,  në favor të teorive të pakuptimta konspirative është antisemitike.

Të veçosh shtetin e vetëm hebre në botë si një aktor të keq dhe të mbyllësh një sy ndaj tmerreve të vërteta që ndodhin gjetkë është antisemitike.

Është e vërtetë se në vitin 1948, rreth 700,000 palestinezë humbën shtëpitë e tyre.

Është gjithashtu e vërtetë se, nga viti 1948 e tutje, 900,000 hebrenj u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre në vendet arabe. Kjo erdhi vetëm pak vite pasi miliona hebrenj u vranë ose u zhvendosën në Europën Lindore.

Nga ana tjetër, palestinezët janë të bllokuar në statusin e refugjatit për 75 vjet. Ata janë të vetmit njerëz me një agjenci të Kombeve të Bashkuara të përkushtuar vetëm për refugjatët e tyre (UNRËA); të gjithë refugjatët e tjerë në botë janë nën një organ tjetër, UNHCR. UNRËA, e cila është agjencia më e madhe e OKB-së, nuk e ndan misionin e UNHCR-së për të riatdhesuar ose zhvendosur njerëzit në mënyrë që ata të mos jenë më refugjatë.

Në vend të kësaj, ka ripërcaktuar statusin e refugjatit, i zbatueshëm vetëm për palestinezët, në mënyrë që pasardhësit e tyre për breza të pakufizuar  duke përfshirë fëmijët e birësuar– mund të regjistrohen gjithashtu si refugjatë.

Kjo është arsyeja pse 700,000 palestinezë u zhvendosën në vitin 1948, por sot ka gjashtë milionë refugjatë palestinezë. Shkrimtari izraelit Yuval Noah Harari tha se mallkimi i historisë është se njerëzit përpiqen të shpëtojnë të kaluarën në vend që të shpëtojnë të ardhmen.

Palestinezët që dëshirojnë jetën e para 1948-ës nuk janë as realiste dhe as veçanërisht ambicioze, duke pasur parasysh se toka në të vërtetë drejtohej atëherë nga kolonialistët e bardhë, raporton abcnews.al.

Nuk ka pasur kurrë një shtet sovran të Palestinës para vitit 1948, por mund të ketë një të tillë sot. Që kjo të ndodhë, mbështetësit e të dyja palëve duhet të varrosin urrejtjen e tyre helmuese, të shmangin pozicionet ekstremiste dhe të pranojnë ekzistencën legjitime të fqinjit të tyre.

Një Palestinë e lirë e bazuar në shkatërrimin e Izraelit është një ëndërr boshe. E vetmja mënyrë është një zgjidhje me dy shtete ku Palestina ka sovranitet dhe Izraeli ka siguri.

Kushdo që nuk punon drejt këtij qëllimi nuk ka ndërmend të bëjë paqe.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!