“Uroj që futbollistët të mos trajtohen si skllevër”, Luftëtari dështon në gjyq

schedule20:38 - 15 Shtator, 2020

schedule 20:38 - 15 Shtator, 2020

Gresild Lika ishte një nga surprizat më të bukura të Luftëtarit sezonin e kaluar në Superiore. 22-vjeçari ofensiv shënoi gjashtë gola dhe sot ka fituar gjyqin me klubin nga Gjirokastra, kjo për shkak të rrogave të prapambetura. Lika ka zbuluar vendimin e DHZK me një postim në “Facebook”, ku ndër të tjera shkruan:

Përshëndetje! Dua t’ju bëj të ditur, se nga sot, nuk do të jem më pjesë e skuadrës së Luftëtarit. Por, kjo s’do të thotë se nuk kam respekt për këtë ekip! Mirënjohje për të gjithë ata persona që më kanë përkrahur dhe dhënë mundësinë të vesh atë fanellë me tradita të futbollit tonë.

 

Postimi i Gresild Likës

Pas shumë peripecive, Dhoma e Zgjidhjeve të Konflikteve pranë FSHF-së vuri drejtësi për të më lënë të lirë. Nuk ishte dëshira ime ta dërgoja klubin ne gjyq, por kam qene i imponuar nga mënyra se si rrodhën situatat, s’kisha asnjë rrugë tjetër. Falënderoj ata që më mbështetën në këtë moment të vështirë dhe uroj që të gjithë futbollistet të mos trajtohen si skllevër.

Në fund, por jo nga rëndësia, dua t’i falënderoj të gjithë nga zemra në Gjirokastër, çdo person që më ka respektuar në fushë dhe jashtë saj! Sot nis një erë e re për mua, por sigurisht, Luftëtarin, stafin teknik, tifozët dhe shokët e skuadrës atje s’do t’i harroj kurrë, si pjesë e zemrës sime gjatë të gjithë jetës! Luftëtarit i uroj suksese dhe ringritje në Kategorinë e Superiore“, shkruan lojtari i talentuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!