Urgjenca e Hygeia në gatishmëri, stafi i mjekëve: Mos neglizhoni asnjë moment problemet shëndetësore

schedule15:21 - 6 Gusht, 2020

schedule 15:21 - 6 Gusht, 2020

Pavarësisht situatës së krijuar nga Covid-19, mjekët e Spitalit Hygeia shprehen se qytetarët nuk duhet të lënë pas dore patologjitë e tjera shëndetësore që kanë nevojë për konsultë apo trajtim.

Në këtë situatë, pavarësisht situatës që kemi vazhdojnë edhe patologjitë e tjera. Më kryesoret janë problemet kardiake, problemet ishemike, virozat e stinës. Është një sfidë për të gjitha stafet e urgjencave”, shprehet mjeku Dritan Dushaj, Koordinator i Departamentit të Urgjencës Hygeia.

Urgjenca e Spitalit Hygeia vijon të jetë në gatishmëri të plotë për t’i ofruar shërbim sa më korrekt pacientëve me gjithë stafin dhe flotën e autoambulancave në të gjithë vendin.

“Ne kemi protokollet tona të qarta për të bërë diferencimin e një pacienti Covid ose jo. Covid është tema kryesore e ditës, por njerëzit sëmuren dhe kanë nevojë për pjesën e ofrimit të kujdesit dhe kjo nuk duhet anashkaluar. Urgjenca është 24 orë. Ofrojmë shërbimin me gjithë mjekët specialistë, është shumë e rëndësishme pjesa e informacionit. Ne do të ofrojmë shërbimin”, thotë Dushaj.

Teksa pandemia është prezente në të gjithë botën, stafi i mjekëve në Hygeia i bëjnë apel qytetarëve të mos tregohen neglizhent për shendetin e tyre.

“Ne do të vazhdojmë punën pavarësisht situatës së vështirë. Është shumë e rëndësishme që në momentin e parë që keni shqetësime drejtojuni mjekut, mos u trajtoni në shtëpi. Paraqituni në urgjencë, merrni këshillë mjekësore”, shprehet Dushaj. /abcnews.al