URDHRI / Pezullimi i mësimit për shkak të tërmetit, Ministria e Arsimit cakton 5 të shtuna për zëvendësimin

schedule16:51 - 22 Janar, 2020

schedule 16:51 - 22 Janar, 2020

Për shkak të tërmetit të 26 nëntorit Ministria e Arsimit pezulloi mësimin në disa rrethe.

Me anë të një urdhri, ditën e sotme Ministria e Arsimit ka njoftuar datat, se kur do të zëvendësohen këto ditë pushimi sipas rretheve, kështu:

Dita e pushimit e datës 26 nëntor, si pasojë e tërmetit, do të zëvendësohet më datë 16 mars 2020.

Po ashtu Ministria e Arsimit, ka njoftuar se procesi mësimor, i pezulluar për shkak të situatës pas tërmetit, në 3 ditët e Dhjetorit, për rrethet; Lezhë, Mirditë, Rrogozhinë, Kamëz Kavajë do të zëvendësohen në datat:

-25 janar 2020

-29 shkurt 2020

-16 mars 2020

Ndërkohë 5 ditët e pushimit, të zhvilluara pas tërmetit të 26 nëntorit në rrethet: Tiranë, Durrës, Vorë, Kurbin, Shijak, Krujë do të zëvendësohen në këto data:

-25 janar 2020

-15 shkurt 2020

-29 shkurt 2020

-16 mars 2020

-28 mars 2020

Sipas kalendarit këto data përkojnë me ditën e shtunë të javës në të cilën janë përcaktuar ditët për zëvendësimin e procesit mësimor./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!