Urdhri i Farmacistëve konferencë 3-ditore me pjesëmarrje ndërkombëtare

schedule16:19 - 5 Nëntor, 2022

schedule 16:19 - 5 Nëntor, 2022

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë në bashkëpunim me Odën e Farmacistëve të Kosovës nisi dje KONFERENCËN E VI-të FARMACEUTIKE me titull “SË BASHKU PËR FARMACEUTIKËN”. Kjo Konferencë 3-ditore zhvillohet me pjesëmarrje ndërkombëtare.

Në fokus të kësaj Konference janë zhvillimet bashkëkohore në fushën farmaceutike brenda dhe jashtë Shqipërisë. Këto zhvillime do të pasqyrohen gjatë referimeve të lektorëve shqiptarë e të huaj, të cilët vijnë nga bota akademike dhe profesionale.

Qëllimi është që kjo Konferencë të mundësojë shkëmbimin e eksperiencave ndërmjet kolegëve farmacistë, të cilët e ushtrojnë profesionin në fusha të ndryshme të sektorit farmaceutik.

Në ceremoninë e hapjes së Konferencës, Diana Toma, Presidente e Urdhrit te Farmacisteve të Shqipërisë falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen e lartë, pas një kohe të gjatë ndërprerje.

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë vlerësoi me certifikata mirënjohjeje institucione të cilat kanë qenë mbështetëse në aktivitetet e UFSH, farmacistë të cilët kanë kontribuar në lartësimin e figurës së këtij profesionisti, kompanitë farmaceutike që mbeshtesin këtë sektor si dhe kolegët nga rajoni. /abcnews.al