Urdhri drithëron policët: Priten arrestime të tjera

schedule23:31 - 20 Tetor, 2021

schedule 23:31 - 20 Tetor, 2021

Dhjetë efektivë policie janë në hetim nga prokuroria e Tiranës për shpërdorim detyre, tre prej të cilëve janë arrestuar në kryeqytet dhe një është lënë në arrest shtëpie. Mes të pezulluarve në Korçë janë edhe dy shefa, i komisariatit dhe qarkullimit, katër të tjerët policë.

Efektivët kanë qenë në vëzhgim prej dy muajsh për trafikun e klandestinëve më pas janë zbuluar edhe shkelje të tjera, ku në “rrjetë” kanë rënë edhe kolegët e tyre të Tiranës.

Por nuk mbaron këtu. Një burim nga drejtoria e Policisë së Korçës i tha gazetares së “ABC”-së Lediona Xheladinaj se pritet që të ketë arrestime të tjera në vazhdim. Po i njëjti burim theksoi se “është urdhër i drejtorit të përgjithshëm të policisë që të mos ketë asnjë tolerim për cilindo që shkel ligjin dhe abuzon me detyrën”.

Hetimet për dosjen janë kryer nga prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me SHÇBA.

Të pezulluar nga detyra

  1. Krenar Gjokutaj me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Korçë.
  2. Petro Fraholli specialist për qarkullimin rrugor Korçë.
  3. Klemend Pikuli me detyrë Shef Sektori i Qarkullimit Rrugor në DVP Korçë.
  4. Genci Hysi me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.
  5. Clirim Akrobati me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.
  6. Kamber Kllogjeri me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.

Të arrestuar

  1. Durim Murja -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
  2. Jashar Shehu -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
  3. Arjan Balla -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.

Arrest shtëpie

  1. Matilda Hamolli -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.

/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!