Urdhër i prerë: Mbyllet rruga në Estoni për një muaj, që të kalojnë mijëra bretkosa

schedule17:51 - 15 Prill, 2021

schedule 17:51 - 15 Prill, 2021

Një rrugë në kryeqytetin e Estonisë, Tallin, është mbyllur gjatë muajit prill për të mbrojtur bretkosat migruese.

Sipas Independent, ky urdhër është dhënë nga autoritetet vendase, pasi bretkosat kalojnë nëpër rrugët e zonës ndërsa udhëtojnë në vendet e tyre të shumimit.

Vullnetarët zakonisht ndihmojnë në bartjen e amfibëve në vrullin e pranverës dhe kanë shpëtuar 97 mijë prej tyre nga makinat në vitet e mëparshme, duke përfshirë dy mijë vitin e kaluar në rrugën e Tallinit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!