Gazetari Artan Hoxha ka folur për urdhër arrestet e lëshuara nga SPAK për aferën e inceneratorit të Fierit, në Abc Live me gazetaren Sibora Bitri.
Hoxha tha se kjo valë arrestimesh ishte e vonuar, ndërsa pritshëmritë kanë qenë më të larta se emrat që u bënë publik tashmë.
Gazetari shtoi se SPAK më shumë ka kërkuar të gjejë prova të reja, për këtë janë bërë edhe kontrolle në disa ambiente.
“Më në fund SPAK vendosi të bëjë valën tjetër të veprimeve në lidhje me inceneratiotrët. Duket pak e vonuar, po më mirë vonë se hiç fare. Pritshmëritë për këtë valë kanë qenë më të karta se këto emra që ne pamë. Inceneratori i Fierit është më i kushtueshëm. Veprimet e sotme janë kryer pas vendimit të gjykatës. Sot është brë ëveprimi në terren i BKH mbështetur nga forca e posaçme operacionale. Më shumë se objektivi për të arrestuar persona që ishin lëshuar urdhër arretstet, ka qenë objektivi për të gjetur prova të reja. Janë kontrolluar banesa, studio, për të gjetur prova të reja të cilat SPAK-ut i kanë dalë në hetim e sipër.
Nga kjo listë që pashë unë sot, dy janë në burg dhe kjo shpjegon pse SPAK këmbënguli dhe nuk ndryshoi masën e sigurisë për Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon. Tek personat e tjerë për të cilët është kërkuar arrestimi. Nga 11, 5 janë arrestuar, 6 janë në kërkim, nga këta 5 janë jashtë territorit të Shqipërisë”, tha Hoxha. /abcnews.al