“Urban Band” është grupi rock që u bë i njohur nga performancat e mrekullueshme live. Mëngjesin e kësaj të premteje anëtarët e grupit ishin të ftuar në “Abc-ja e mëngjesit” teksa rrëfyen hapat e parë që çuan në krijimin e bandës së tyre, ndërsa ndanë dhe disa detaje nga projektet e tyre të ardhshme.
“Ne jemi bërë nga hiçi, kishim pak njohje me Saimirin dhe Jurgenin dhe më përpara. Dhe vjen një event na thanë nëse bëni dot muzikë rock. U bëmë pa patur hiç bandin ose një provë të vetme që kishim luajtur. Kjo rezultoi pozitive, shpejt e shpejt u bëmë bashkë për dy javë provë dhe nxorëm materialet bënë gati repertorin dhe koncerti rezultoi pozitiv.”, tha njëri prej tyre.
Për shkak se industria e muzikës u prek nga pandemia, performancat live nga shtëpia ishte zgjidhja e tyre për të qëndruar sa më pranë fansave të tyre dhe për t’ju ofruar atyre sadopak argëtim në këtë periudhë të vështirë. Ndër të tjera, grupi zbuloi se po punojnë për të sjellë dy këngë të reja, ku do t’i shohim dhe si pjesëmarrës në Këngën Magjike apo në Festivalin e Këngës.
“Ishte një moment pauze dhe donim diçka. Menduam t’ju japim njerëzve disa këngë dhe covera, të ishim sa më afër tyre dhe prezent gjatë periudhës së karantinës.”
Ndërkaq, ata ndezën skenën duke dhuruar një performancë live. Gjithashtu, ata nuk iu shpëtuan as pyetjeve provokative nga moderatori Alban Musa. Nga pyetja nëse kanë puthur ndonjë fanse në skenë dhe deri tek performanca në gjendje të dehur, për më shumë ndiqni videon. xh.d/abcnews.al