“Urat e muzikës tradicionale” sjell këngët klasike shqiptare dhe greke

schedule15:50 - 22 Mars, 2019

schedule 15:50 - 22 Mars, 2019

Teatri i Operas dhe Baletit sjell koncertin “Urat e muzikës tradicionale”, nën drejtimin e Edmond Dakos.  Koncerti është dedikim për këngën dhe muzikën klasike greke e shqiptare. Këngëtarët  lirikë nga Greqia dhe Shqipëria do të këndojnë ariet më të bukura në të dyja gjuhët.


Tingujt e muzikës klasike shqiptare dhe greke vijnë bashkë në koncertin “Urat e muzikës tradicionale” përmes orkestrës simfonike të Teatrit të Operas dhe Baletit nën drejtimin e Edmond Dakos dhe zërave të tenorit grek Stavros Salabasopoulos, mezosopranos shqiptare Vikena Kamenica dhe sopranos Renisa Lacka.

Tenori grek thotë se po e shijon shumë bashkëpunimin me orkestrën dhe këngëtarët shqiptarë. Mezosopranoja Vikena Kamenica thekson faktin se arti ka qenë gjithnjë një element përfaqësues në botë.  Ndërsa për dy vendet thotë se edhe në muzike ka pika të përbashkëta.

Koncerti me këngët dhe muzikën më të bukur tradicionale greke dhe shqiptare të kompozitorëve më të mëdhenj të dy vendeve do të vijë mbrëmjen e së shtunës në sallën e Katedrales Ortodokse./abcnews.a

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!