Uran Ismaili zyrtarizon kandidaturën për kryetar të Prishtinës

schedule20:29 - 30 Qershor, 2021

schedule 20:29 - 30 Qershor, 2021

Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për kryetar të Prishtinës.

Në ceremoninë e prezantimit të Ismailit, foli edhe ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku. Në fjalën e saj ajo iu drejtua Ismailit duke i thënë se këto vite ka parë që Prishtina po shkatërrohet.

“E kom pa Prishtinën nga larg Uran, e kom pa që po shkatërrohet. Qyteti nuk mund të bëhet përderisa kryetari I Prishtinës merret me dialogun, ose me shërbime karshi liderëve partiak, ose me shërbime karshi ndërtuesve”, tha Çitaku.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor 2021.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!