Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Uragani “Laura” shkakton dëme në SHBA, deri tani humbin jetën 4 persona

schedule21:33 - 27 Gusht, 2020

schedule 21:33 - 27 Gusht, 2020

Të paktën 4 persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq që ka përfshirë SHBA.

Mediat e huaja bëjnë me dije se uragani “Laura” ka shkaktuar dëme të mëdha në Luiziana dhe në Teksas derisa tani ka shkaktuar të paktën 4 viktima të konfirmuara.

Ndër të tjera mësohet se një nga stuhitë më të fuqishme të kohëve të fundit, Laura u karakterizua nga dallgë të larta në det, erë të fortë dhe shira të rrëmbyeshëm.

Kjo ka bërë që shumë çati të fluturojnë, shtëpi të dëmtohen dhe shtyllat e tensionit të bien duke shkaktuar edhe ndërprerje të energjisë elektrike për mijëra amerikanë.

Ndërkohë bëhet me dije se nëse Laura erdhi dhe goditi nga verilindja, një tjetër uragan “Marco” po vjen nga Gjiri i Bregut për të goditur po të njëjtën zonë, Luizianën duke përfshirë the Neë Orleans dhe Hjustonin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!