Bashkia Ura Vajgurore së shpejti do të quhet Dimal. Pas votimit në 24 korrik nga Këshilli Bashkiak të vendimit, tashmë fjalën e fundit do ta ketë Kuvendi i Shqipërisë.
Projektligji është dorëzuar në Kuvend. Pas shqyrtimit, ku nuk pritet të ketë surpriza deputetët do të votojnë ndryshimin e emrit të bashkisë.
Por përse ky emër? Dimali ka qenë një nga qytetet më të fortifikuara të Ilirisë dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në luftërat iliro-romake. Simbol i qytetit ka qenë djaloshi Dimal.
Nisma synon që të zhvillojë këtë zonën përmes turizmit historik dhe përmes sitit të Dimalit, një nga qytetërimet më të vjetra të Ilirisë./ db/Abcnews.al